Thaçi takoi kongresistin Engel: Kosova është e angazhuar për të ndërtuar paqe të qëndrueshme

Thaçi takoi kongresistin Engel: Kosova është e angazhuar për të ndërtuar paqe të qëndrueshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar edhe kongresistin Eliot Engel, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë miqësi të thellë, lidhje të veçantë, që do të zgjasë përgjithmonë. Ju me angazhimin tuaj për tri dekada jeni ndër ata që e kanë ndërtuar këtë marrëdhënie të veçantë”, u shpreh Thaçi.

Presidenti në këtë takim ka theksuar se Kosova është e angazhuar për të ndërtuar paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor dhe se për 12 vite shtet ka bërë progres të madh.