Thaçi thërret konferencë për media në ditën kur Lajçak përmbyllë vizitën zyrtare

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak përmbyllë vizitën zyrtare në Kosovë, teksa sot presidenti vendit, Hashim Thaçi thërret konferencë për media.

Thaçi thërret konferencë për media në ditën kur Lajçak përmbyllë vizitën zyrtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media në ora 16:30 në ditën kur i dërguar BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak përmbyll vizitën e tij disa ditore në Kosovë.

Ishte shumë i diskutueshëm takimi në mes Thaçit dhe Lajçakut per shkak të raportit jostabil në mes tyre si rezultat i kritikave të shumta të Thaçit në drejtim të BE-së, poashtu fokusi i tij kryesor tek emisari i Trump-it, Richard Grenell. Lajçak gjatë vizitës së tij ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Avdullah Hoti.

Sot gjatë konferencës për media ai tha se janë krijuar kushtet për rinisjen e  dialogut dhe se problemet kryesore në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen.

Javën tjetër emisari i BE-së viziton Beogradin kur dhe më pastaj ka paralajmëruar caktimin e datës për takim në mes të delegasionit të Kosovës dhe atij të Serbisë. /Insajderi/