Thaçi thotë se Amerika e përkrah korrigjimin e kufijve

Thaçi thotë se Amerika e përkrah korrigjimin e kufijve

Thaçi po vazhdon qëndrimin e tij në Amerikë, ku po emrr pjesë në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork.

Hashim Thaçi ka deklaruar se gjatë takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë amerikan në i është konfirmuar se Shtetet e Bashkuara përkrahin edhe përfshirjen e korrigjimit të kufijve në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, në rast se ajo arrihet.

“SHBA konfirmuan qartë dhe zyrtarisht që mbështesin edhe angazhimin që e kemi deklaruar se në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë -Serbi që nënkupton njohjen reciproke mund të përfshihet edhe demarkimi i kufirit apo korrigjimi i lehtë i kufijve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Thaçi për tv21.

Sipas tij me një marrëveshje të tillë do të merrnin fund gjithmonë problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Veç Thaçit, në Nju Jork po qëndrojnë edhe kryeministri Haradinaj e zv/kryeministri, Behgjet Pacolli.