Thaçi thotë se e parandjeu dështimin e Kosovës në Interpol

Thaçi thotë se e parandjeu dështimin e Kosovës në Interpol

Pasi dështoi për dy raunde radhazi, Kosova nuk arriti të bëhet anëtare e INTERPOL-it.

Por gjithë këtë dështim po thotë se e ka parandjerë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka shkruar në facebook se gjatë gjithë procesit ka pasur shqetësime në lidhje me epilogun e këtij vendimi.

“Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme, por këto për vendin dhe shoqërinë tonë nuk janë të mjaftueshme, sepse Kosova ka nevojë ta përfundojë procesin e konsolidimit në botë. E kam përcjellë procesin e aplikimit për anëtarësim me shqetësim dhe atë të votimit me dëshpërim të madh. Gjatë gjithë procesit kam pasur rezervat e mia dhe drojën e një epilogu të tillë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Postimi i plotë:

Sot, me rastin e votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol, nuk kishte fitues. Krekosjet e Beogradit nënkuptojnë hapësirë më shumë për terrorizmin, kriminalitetin, trafiqet e kontrabandës dhe migrimin ilegal.

Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme, por këto për vendin dhe shoqërinë tonë nuk janë të mjaftueshme, sepse Kosova ka nevojë ta përfundojë procesin e konsolidimit në botë.

E kam përcjellë procesin e aplikimit për anëtarësim me shqetësim dhe atë të votimit me dëshpërim të madh. Gjatë gjithë procesit kam pasur rezervat e mia dhe drojën e një epilogu të tillë.

Pozita aktuale e Kosovës në arenën ndërkombëtare pamundëson anëtarësime ku kërkohet votim me 2/3-ta.

Unë edhe një herë ju bëjë ftesë institucioneve shtetërore dhe partive politike parlamentare që të bëhemi bashkë në çështjet e interesit shtetëror, sepse kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksese të reja për Kosovën.

Po ashtu, ftoj që të kuptohet realiteti aktual dhe domosdoshmëria e arritjes së marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që nënkupton njohje reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO dhe BE. HTH