Thaçi thotë se nuk ka pasur kohë ta lexojë librin autobiografik të tij

Thaçi thotë se nuk ka pasur kohë ta lexojë librin autobiografik të tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk e ka lexuar ende librin autobiografik të tij, të titulluar: “Shtet i ri, burrështetas modern”.

Thaçi ka thënë në emisionin “Pressing” të T7, se nuk e ka lexuar librin autobiografik të tij dhe nuk merr përgjegjësi për atë që është shkruar në të.

“Nuk kam pasur kohë ta lexoj krejt”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë gjithashtu se nuk ka paguar që të shkruhet ky libër për të – duke shtuar se çdo pretendim tjetër është gënjeshtër.