Thaçi thotë se pak është ajo çka ka thënë Haradinaj për Rexhep Selimin

Thaçi thotë se pak është ajo çka ka thënë Haradinaj për Rexhep Selimin

Kryeministri Hashim Thaçi në një konferencë për media është pyetur nga gazetarët edhe lidhur me konfliktin verbal mes dy bashkëlufëtarëve të tij, kryeministrit Ramush Haradinajt dhe deputetit Rexhp Selimit.

“Unë nuk i komentoj deklaratat në Kuvend, se edhe vetë kam qenë pjesë e kuvendit tash e sa vjet, por në të njëjtën kohë nëse është ashtu siç është deklaruar ju them se kryeministri Ramushi e paska kursyer Rexhep Selimin”, ka thënë Thaçi me këtë rast, raporton Insajderi.

Gazeta Insajderi është përpjekur të marrë një deklaratë edhe nga deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje për këto komente, por kontakti me Rexhep Selimin ka qenë i pamundur gjatë ditës së shtunë.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur Rexhep Selimin gënjeshtar në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 23 mars, menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ai madje ka thënë se Selimi ka qëndruar në 15-katësh gjatë luftës, duke aluduar në kryeqytetin shqiptar Tiranën.

“Ka diçka shumë interesant që dua t’ua them, Rexha është shumë i mençur. Prek që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë nuk i ka hy, njëmend nuk i ka hy therrë Rexhep Selimit, ka shpëtuar vet, edhe pas luftës ka shpëtuar  mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodhë…por prit veç pak, ti po thua  që për pak ditë pushtet e kam shit tokën, ti je rrenc i madh, ti ke qëndruar në Shqipëri je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës,  gjithë kohës, e din që nuk është ashtu, je ulë afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt,”, i tha Haradinaj Selimit.

Nga ana e tij, Selimi kishte deklaruar se ai ka qenë në luftë gjatë gjithë kohës në Kosovë bashkë me Haradinajn dhe të tjerët, derisa i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të pyes presidentin hashim Thaçi ku kishte qenë gjatë asaj kohe.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp pas skandalit të arrestimit të gjashtë shtetasve turq pa dijeninë e krerëve institcuionalë të vendit, derisa shumica kanë drejtuar gishtin drejt tij për këtë arrestim.