Thaçi tregon nëse do të kandidojë sërish për postin e Presidentit

Thaçi tregon nëse do të kandidojë sërish për postin e Presidentit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur nëse do të kandidojë sërish për postin e të parit të shtetit, njofton Insajderi.

I pyetur në emisionin Pressing të T7, nëse mendon që të jetë edhe një herë në krye të këtij posti, Thaçi tha “definitivisht jo, nuk do të kandidojë për President”.

Ai më tutje nuk deshi të komenojë fare për kandidaturën e kryetarit të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se nuk është punë e tij por e spektrit politik ajo se çfarë përcaktohet.

Mirëpo, sipas Thaçit, zgjedhja e presidentit do të ishte më së miri të jetë nga votat e qytetarëve. /Insajderi.com