Thaçi tregon nëse ka pasur dorë në rrëzimin e Kurtit

Thaçi tregon nëse ka pasur dorë në rrëzimin e Kurtit

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ai nuk ka pasur gisht dhe as dorë në rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti

“As skam pas gisht, as s’kam pas dorë. Unë s’kam qenë në Kuvend, është një e drejt kushtetuese dhe ligjore qe e kanë shfrytëzuar deputetët”, ka thënë Thaçi në Pressing, shkruan Insajderi.

“Përmendja e emrit tim nga deputetët qoftë nga pozita dhe opozita është çështje e tyre. Ndoshta edhe përvoja e hidhur elektorale përballe meje ka lënë pasoja tek ata”.

“Unë i kam përcjell nga afër punimet, debati ju takon vetë deputetët dhe vullnetit të partive”.

Ndryshe kërkesa e Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duket se e ka çuar Kryeministrin drejt rrëzimit në Kuvend. Krejt këtë proces e ka mohuar Thaçi./Insajderi.com