Thaçi tregon për përplasjen mes Bekim Çollakut e Marko Gjuriqit në Bruksel

Thaçi tregon për përplasjen mes Bekim Çollakut e Marko Gjuriqit në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka pasur kërcënime nga pala serbe në bisedimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Thaçi, në një intervistë për emisionin Jeta në Kosovë, ka deklaruar se nuk është e vërtetë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ia ka mbyllur gojën këshilltarit të tij Bekim Çollaku, siç ka deklaruar dje Vuçiq.

“Realisht nuk ka pasur asnjë ngucje”, ka thënë Thaçi, teksa ka folur për momentin e sikletshëm mes dy delegacioneve në Bruksel.

“Derisa zotëri Çollaku ka qenë duke elaboruar se si do të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, duke sepcifikuar se kjo do duhej te themelohej sipas kushtetues, Gjuriq ka filluar me një qeshje cinike dhe Çollaku i ka thënë sillu mirë”, ka treguar Thaçi.

Ai ka thënë se ky “nuk ka qenë një kërcënim” i Vuçiqit apo Gjuriqit ndaj palës kosovare. /Insajderi.com