Thaçi tregon se a do t’i përgjigjet pozitivisht speciales, nëse i dërgojnë ftesë

Thaçi tregon se a do t’i përgjigjet pozitivisht speciales, nëse i dërgojnë ftesë

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Gjykatës Speciale për intervistim, në rast se i vjen ftesë.

Para gazetarëve, Thaçi ka thënë se është për t’u lavdëruar bashkëpunimi i luftëtarëve me dhomat e specializuara.

Kosova, sipas presidentit nuk ka asgjë për të fshehur.

“Nëse më vjen ftesa, natyrisht se do ti përgjigjem është jashtëzakonisht për t’u lavdëruar bashkëpunimi i të gjithë bashkëluftëtarëve me dhomat e specializuara, me çka e vlerësoj me mirënjohjen më të lartë, sepse Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, ne të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, ka thënë ai./