Thaçi ua dërgon liderëve ftesat për takim, a do të shkojë edhe Kurti

Thaçi ua dërgon liderëve ftesat për takim, a do të shkojë edhe Kurti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nesër dhe pasnesër pritet t’i takojë kryetarët e partive politike parlamentare, në tentim për të gjetur një zgjidhje për krijimin e qeverisë së re, duke evituar mbajtjen e zgjedhjeve në këtë kohë, shkruan Insajderi.

Tashmë, presidenti Thaçi u ka dërguar ftesë të gjithë liderëve për takim, për nesër dhe pasnesër.

Megjithatë ende nuk dihet nëse do t’i shkojnë presidentit në takim të gjithë krerët e partive politike.

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, nga zyra për media e presidentit, thuhet se tashmë secilës parti parlamentare ia kanë dërguar ftesën për takim nesër dhe pasnesër.

“Të gjitha partive parlamentare u janë dërguar ftesat. Takimet konsultative mbahen nesër dhe pasnesër”, thuhet në përgjigjen e zyrës së presidentit.

Tashmë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vendosur të mos i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të vendit, duke kërkuar nga ai që ta caktojë datën e zgjedhjeve.  /Insajderi.com