Thaçi ua uron besimtarëve të krishterë Kërshëndellat

Thaçi ua uron besimtarëve të krishterë Kërshëndellat

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar qytetarët që festojnë Kërshëndellat.

“Të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj Kërshëndellat, duke ju dëshiruar shëndet, lumturi dhe shumë gëzime në familjet e tyre”, shkruan ai.

Thaçi tutje shkruan se “në këtë natë të bekuar të ripërtërijmë vlerat njerëzore dhe shpirtërore, duke rritur mirëbesimin, solidaritetin dhe humanizmin me njëri-tjetrin”.