Thaçi urohet nga Erdogan

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, i uron Kurban Bajramin presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Thaçi urohet nga Erdogan

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij turk, Recep Taip Erdogan, njofton Insajderi.

Erdogan njoftohet se ka telefonuar Thaçin për t’ia uruar festën e Kurban Bajramit dhe në këtë bisedë është theksuar edhe angazhimi i dy shteteve për forcimin e bashkëpunimit, sidomos në çështjet rajonale.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, përpos bisedës së zhvilluar me presidentin e Kosovës, Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryetarin e Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviç, presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani dhe presidentin e Indonesisë, Joko Ëidodo, raporton CNN turk, transmeton Insajderi.com./Insajderi.com/