Thaçi uron Ditën e Veteranëve: Veteranët janë shembull i sakrifikimit për lirinë e popullit

Thaçi uron Ditën e Veteranëve: Veteranët janë shembull i sakrifikimit për lirinë e popullit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar Ditën e Vetëranëve të UÇK-së, transmeton Insajderi.

Ai përmes Facebook ka shkruar se edhe këtë 30 dhjetor, i nderojmë ata që e bënë të mundur ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë.

“Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë. Urime Dita e Veteranit, të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.