Thaçi uron Gjakoven për medaljen e artë: Sportistët imazhi më i mirë i Kosovës

Thaçi uron Gjakoven për medaljen e artë: Sportistët imazhi më i mirë i Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi  ka uruar xhudisten, Nora Gjakova për medaljen e artë në Tbilis.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se sportistët janë imazhi më i mirë i Kosovës

“Kosova e artë edhe në Tbilis të Gjeorgjisë. Nora Gjakova e siguroj Medaljen e Artë të radhës për vendin tonë. Sportistët tanë, imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë”, ka shkruar Thaçi, raporton Insajderi.

Nora Gjakova ka triumfuar në Grand Prixin e Gjeorgjisë, të premten pasdite, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Xhudistja kosovare mposhti në finale kundërshtaren nga Brazili, Rafaela Silvame Ippon, shkruan Insporti.

Nora, gjatë rrugëtimit drejt triumfit, kaloi rrethin e parë pa luftë, derisa në të dytin mposhti xhudisten nga Turqia, Seyma Ozeler.

Në çerekfinale, 26-vjeçarja mposhti Eterio Liparteliani nga Gjeorgjia, për të kaluar në gjysmëfinale ku triumfoi kundër Sanne Verhagen.

Në këtë garë, Kosova përfaqësohet edhe nga një xhudiste tjetër – kampionia U23 e Evropës, Loriana Kuka. /Insajderi.com