
Presidenti Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët islamë për festën e Kurban Bajramit.
“Kjo festë e solidarizimit, humanizmit dhe bashkimit të qytetarëve, uroj që të sjellë sa më shumë gëzime, mirëkuptim dhe harmoni në familjet tuaja”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe vlerat tjera që po kultivohen në shoqërinë tone”.