Thaçi uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Thaçi uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Thaçi ka thënë se muaji i Ramazanit është periudhë e humanizmit dhe muaj që ndihmohen të varfrit, gjithashtu një muaj ku përçohen mesazhe për paqe dhe solidaritet.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin, kur ua shtrijmë dorën të varfërve, kur përçojmë mesazhet për paqe dhe solidaritet, duke fisnikëruar shoqërinë tonë. Të gjithë pjesëtarëve të komunitetin mysliman, urime të përzemërta për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar”, ka shkruar Thaçi./Insajderi.com