Thaçi uron nënën për ditëlindje

Thaçi uron nënën për ditëlindje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dedikur një urim emocional nënë së tij, e cila sot ka ditëlindjen e 83-të, njofton Insajderi.

Presidenti e ka uruar nënë e t ij në llogarinë e tij në Facebook.

Ka shkruar se ajo është meritore për rritjen e tij me dinjitet dhe ngulitjen e dashurisë për atdheun.

 

“Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të

Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë tetë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive.

Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj. Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë.

Jam shumë i lumtur që ajo e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë.

Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund. HTH”.