Thaçi uron SHBA-të: Vendin më demokratik në botë

Thaçi uron SHBA-të: Vendin më demokratik në botë

Presidenti i Kosovës ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përvjetorin e ditës së pavarësisë së këtij shteti, njofton Insajderi.

Thaçi e ka quajtur SHBA-në, “vendin më demokratikë në botë”.

Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike”, shkruan Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë”.

“Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

4 Korriku shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar./Insajderi.com