Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot komandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovë" />

Thaçi: Ushtrisë së Kosovës i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh amerikane

Thaçi: Ushtrisë së Kosovës i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh amerikane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot komandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën.

Ky takim informues midis të parit të shtetit me komandant Ramën, erdhi një ditë pasi Ushtrisë së Kosovës u shtuan dhjetëra kontingjent me automjete ushtarake amerikane “Humvee”.

Në një postim në Facebook, Thaçi tha se Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane si dhe së shpejti do të nisë rekrutimi i ushtarëve të rinj.

“Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”. Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”, shkroi Thaçi. /Insajderi.com/

#ushtriajonë #krenar 🇽🇰🇺🇸

Një takim informues sot kisha me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,…

Posted by Hashim Thaçi on Monday, July 27, 2020