Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisionarin Evropiane për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka shkruar se tema të cilën e ka zhvilluar me Hahn ka qenë për procesin e liberalizmit të vizave.
“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me komisionarin Johannes Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. E informova komisionarin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm”, ka shkruar Thaçi.
Javën që kalojë kujtojmë se presidenti Thaçi njoftoj se kishte bër një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të ShBA-së për çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell. /Insajderi.com