Thaçi, Veseli e Haradinaj e kaluan mëngjesin bashkë “për qef” jo për zhvillimet aktuale

Thaçi, Veseli e Haradinaj e kaluan mëngjesin bashkë “për qef” jo për zhvillimet aktuale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë bërë bashkë për ta kaluar mëngjesin.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për media i PDK-së, Avni Bytyci.

Por, ai tha për insajderi-n se ky takim nuk lidhet me zhvillimet politike në vend.

“Kryetari i PDK-së, z.Veseli ka pasur një mëngjesë me Presidentin dhe z. Haradinaj, dhe që nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë”, tha ai. /Insajderi.com