Thaçi viziton shtëpinë e “vëllait të gjakut të luftës”

Thaçi viziton shtëpinë e “vëllait të gjakut të luftës”

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, ka bërë një vizitë mbrëmë në shtëpinë  e Kadri Veselit, pasuesit të Thaçit në Partinë Demokratike, njofton Insajderi.

Megjithatë, për Thaçin Veseli nuk është vetëm pasardhësi i tij në krye të PDK-së, por një vëlla – vëlla lufte.

Ai në postimin e tij në Facebook, duke njoftuar për këtë vizitë ka shkruar se Veseli është “vëllai i gjakut të luftës”.

“Mbrëmë, me bacën Fazli dhe nënën Ajshe, në shtëpinë e Kadriut, vëllait të gjakut të luftës”.

Presidenti bashkë me Veselin u njoftuan nga një komunikim publik se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë për ta.

Prej se ka pranuar këtë aktakuzë, Thaçi ka filluar vizitat tek ish-bashkë luftëtarët dhe tek familjet e dëshmorëve nëpër Kosovë./Insajderi.com