Thaçi vjen nesër në Kosovë

Thaçi vjen nesër në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të vije në Kosovë, pasi sot gjendet në Gjermani, njofton Insajderi.

Presidenti ka udhëtuar për Gjermani, pasi nga atje do të nisej për në Uashington ku do të takohej me përfaqësues të Serbisë për të biseduar për rinisjen e dialogut mes dy shteteve.

Por, Thaçi ka anuluar takimin, pasi Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe ndaj Kadri Veselit, kryetar i PDK-së.

Lajmin për anulimin e vizitës së Thaçit në Uashington e ka bërë Richard Grenell, emisari amerikan.

LAJMI I FUNDIT: SPECIALJA NGRE AKTAKUZË KUNDËR THAÇIT E VESELIT, DYSHOHEN PËR 100 VRASJE