Thaçi është treguar fjalëpakë prejse ka marrë njoftimin se i është ngritur aktakuza. Ai ende nuk ka folur për media. Këtë do ta bëjë të dielën – nga zyra e tij.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka ateruar në Tiranë, njofton Insajderi.
Thaçi, që dje mori lajmin se i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale, në njoftim gjithashtu ka thënë se të dielën, pasnesër, do t’u drejtohet qytetarëve nga zyra e tij – zyra e presidentit të Kosovës.
“Sapo kam zbritur në Aeroportin ‘Nëna Terezë’ në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime”, shkruan Thaçi.
“Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”.
,