Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një konference për media të mbajtur për këtë fundvit tha se çështja e liberalizimit të vizave tani varet nga ne. Ai tha se nëse nuk i plotësojmë kriteret e dhëna nga bashkimi evropian do të paguajmë çmim të madh të gjithë.
Thaçi gjithashtu tha se kemi afat vetëm edhe dyzet ditë për të përmbushur këtë kriter, përndryshe do ta paguajmë
“Unë besoj që do të ndodhë liberalizimi i vizave, por që të ndodhë kjo duhet ta them shumë hapur, që duhet të kalohet çështja e demarkacionit sepse bashkimi evropian nuk ndryshon ndërsa ne duhet të marrim vendimet tona. Tani varet nga ne, jo nga bashkimi evropian, dhe këtë e kemi afat edhe dyzet ditë, përndryshe do të paguajmë çmim të madh të gjithë. “, ka thënë Thaçi.
Ai tha se beson që gjatë javëve të ardhshme të kaloj demarkacioni.
“Unë besoj që do të gjendet një zgjidhje gjatë javëve të ardhshme do të kalojë demarkacioni”, përfundoi ai. / Insajderi.com