
Një biznes tajlandez për masazh në Prishtinë ka vendosur ta kujtoj liderin e tyre shpirtëror në gazetën Koha Ditore.
Përkujtimin e ka bërë në një faqe të plotë të gazetës në pjesën e përkujtimeve për të kujtuar liderin e tyre, mbretin Bhumibol Adulyadej që vdiq me 13 tetor të këtij viti.
“SiamSiam Thai Massage” në Prishtinë, e ka kujtuar mbretin përpos në emër të tyre edhe në emër të klientëve që janë lokal.
“Në emër të të gjithë bashkëpunëtorëve, klientëve dhe mysafirëve të SiamSiam Thai Massage në Prishtinë i dërgojmë ngushëllime të përzemërta Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit të Mbretërisë së Tajlandës që ndërroi jetë Majesteti i Tij Mreti Bhumibol Adulyadej”, thuhet në përkujtimin që ky biznes tajlandez ka publikuar në gazetë, raporton Insajderi.
Mbreti i Tajlandës kishte ardhur në fron me 9 qershor 1946 dhe ka qëndruar në fron deri në vdekjen e tij,
Tajlanda ka vendosur një vit zie në kujtim të veprës së tij./Insajderi.com