Në prill të vitit 2001, nga burgu i Nishit ishin liruar 126 të burgosur shqiptarë që së bashku me 17 shqiptarë të tjerë në burgjet serbe, u liruan me autobusë të organizuar drejt Kosovës. Njëri ndër ta ishte edhe Nehat Thaqi.
Nënkoloneli Nehat Thaqi, drejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, i cili është arrestuar sot në vendkalimin kufitar në Konçul, sipas medieve serbe dyshohet për krime kundër serbëve në Lipjan, në korrik të vitit 1999.
Arrestimi ka ndodhur në orën 20:00 teksa Thaqi po kalonte pikën kufitare, bazuar në një urdhër-arrest të Gjykatës së Lartë në Nish, për veprën penale – terrorizëm.
Nënkonoloneli që sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ishte duke kalaur nëpër Serbi vetëm transit drejt vendeve perëndimore, ishte bashkë me vëllanë Agim Thaqi, ndaj të cilit, sipas Novostit, është një hetim i vitit 2009 të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Gazeta nuk ka sqaruar se për çfarë rasti bëhet fjalë, por ka cituar zëdhënësen e Gjykatës së Lartë në Nish, Ivana Popoviq, të ketë thënë se Thaqi është arrestuar bazë urdhër-arrestit të lëshuar në shtator të vitit 2010, raporton Insajderi.
Kjo Gjykatë sipas Popoviq, në dhjetor të vitit 2010 kishte vendosur që të pauzojë hetimet për shkak se të “dyshuarit nuk ishin në dispozicion të autoriteteve të Republikës së Serbisë”.
Sipas gazetës ndaj Thaqit dyshimet pë terrorizëm janë që nga viti 2002, kur në Gjykatën e Qarkut në Nish po akuzoheshin Vëllëzrit Mazreku, të cilët ishin dënuar me 20 vite burg.
Më pas një gjykatë tjetër e kishte anuluar këtë vendim.
Vëllezërit Mazreku dyshoheshin se kanë rrëmbyer 43 civil nga Malisheva dhe Rahoveci për t’u transferuar në Kleçkë, bashkë me disa viktima të tjera nga Lipjani, në rrëmbimin e të cilëve dyshohet të ketë marrë pjesë edhe nënkoloneli Thaqi.
Ky rast është pjesë e një rasti më të madh i njohur si rasti “Grupi i Gjakovës”, raporton Insajderi.
Në prill të vitit 2001, nga burgu i Nishit ishin liruar 126 të burgosur shqiptarë që së bashku me 17 shqiptarë të tjerë në burgjet serbe, i liruar me autobusë të organizuar drejt Kosovës. Njëri ndër ta ishte edhe Nehat Thaqi.
Në maj të vitit 2000, ky grup ishte dënuar nga Gjykata e ashtuquajtur e Pejës por e zhvendosur në Nish me gjithsejtë 1 mijë e 632 vite burg por që një gjykatë tjetër e kishte rrëzuar vendimin./Insajderi.com