“The Times”: Firma skoceze e përdorur nga Basha, akuzohet për pastrim parash dhe tregti armësh

“The Times”: Firma skoceze e përdorur nga Basha, akuzohet për pastrim parash dhe tregti armësh

“The Times” ka zbuluar se një SLP në zemër të hetimit mbi krimet e pretenduara të financimit të fushatës nga lideri i opozitës Lulzim Basha, ka arritur të anashkalonte rregullat e transparencës pa asnjë lloj ndëshkimi.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po gjendet nën një presion në rritje për të frenuar abuzimin e të ashtuquajturave “partneriteteve të kufizuara skoceze”, ose SLP, nga subjektet e përfshira në afera miliarda dollarëshe korrupsioni, tregtinë e armëve dhe raste të pastrimit të parave në ish-Bashkimin Sovjetik, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Ministrat britanikë po akuzohen për mungesë serioziteti lidhur me goditjen e ndërmarrjeve fantazmë pasi u dëshmua se një firmë skoceze në qendër të një skandali të madh lobimi, i kishte injoruar rregullat e reja të transparencës.

Deri më tani, reforma e vetme e ndërmarrë në Britani lidhur me SLP-të ka qenë të detyrohen kompani të tilla që të bëjnë publike emrat e çdo pronari të mundshëm.

Një SLP e regjistruar në Glasgow të Skocisë u përdor në 2017-n për të transferuar 160 milion paundë nga Rusia. Një rrjet prej 21 SLP u përfshi asokohe në një mashtrim miliarda dollarësh që transferoi para me vlerë më shumë se një e dhjeta e PBB-së së Moldavisë nga bankat e ish-republikës sovjetike duke përdorur adresa në Edinburgh.

Ndonëse SLP-të dhe shumica e përdoruesve të tyre janë të ligjshëm, mjaft të tilla shihen si të lidhura me trafikun e drogës, pornografinë e fëmijëve dhe organizatat mercenare që veprojnë në Ukrainë.

Marrë nga “The Times”