The Washington Post shkruan për deklaratën e Gërvallës ku ambasadën e Kosovës në Jerusalem e konsideron çështje të mbyllur

The Washington Post shkruan për deklaratën e Gërvallës ku ambasadën e Kosovës në Jerusalem e konsideron çështje të mbyllur

Gazeta amerikane “The Washington Post”, i ka kushtuar një artikull të veçantë deklaratës së krye-diplomates së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila të martën ka thënë se “çështja e ambasadës në Jerusalem është e mbyllur”.

Në artikull, përmendet edhe letra të cilën presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ia ka dërguar kryeministrit të ri, Albin Kurtit – ku thuhet se “do të ishte e dobishme për Kosovën nëse shqyrtohet lokacioni i ambasadës në Izrael”.

Gazeta amerikane këtë formë të komunikmit të presidentit turk e cilësoi si “presion”, transmeton Insajderi.

Kosova dhe Izraeli kanë krijuar raporte diplomatike më 1 shkkurt të këtij viti.

Njohja në mes dy vendeve erdhi si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit, më 4 shtator – ku Kosova dhe Serbia nënshkruan dy dokumente me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dokumentin që e ka vulosur kryeministri atëhershëm, Avdullah Hoti, përmendej “njohja e Kosovës nga Izraeli”.

Ajo ndodhi, por Bashkimi Evropian dhe Turqia kundërshtuan vendimin e Prishtinës për ambasadën në Jerusalem, pa u zgjidhur kontesti ndërmjet Izraelit e Palestinës.

Në artikullin e gazetës amerikane, përmendet deklarata e Gërvallës ku thotë se “Kosova duhet të ketë edhe raporte të mira me Palestinën”.

Ajo tha se “nuk janë të nevojshme për Kosovën aventurat diplomatike”.

Ndryshe nga minsitrja e Jashtme, Glauk Konjufca, mendonte se lokacioni do të shqyrtohet në rast kushtëzimi për integrim nga Bashkimi Evropian.

Ndërsa, Albin Kurti, në takim me ambasadorin turk në Kosovë, Çağrı Sakar, kishte deklaruar se “do të shqyrtohet lokacioni”, por është përmendur edhe fakti që Kosova duhet të ketë marrëdhënie të mira me Izraelin.

Ambasada e Kosovës ne Jerusalem u zyrtarizua tetë ditë para se të votohej Qeveria Kurti.

/Insajderi.com