Thyhet shtëpia e avokatit

Para dy ditëve është thyer shtëpia e avokatit Avdullah Hotit në fshatin Carallukë të Maliveshës.

Hoti për Insajderi ka thënë  se shtëpia i është thyer natën nga disa persona të panjohur.

“ Kanë hyre  brenda duke hapur dritaren nga mjete speciale, janë futur brenda dhe e kanë demoluar shtëpinë në tërësi”, ka thënë Hoti.

Sa i përket dëmeve hajnat kanë arritur të marrin një shtëpize kompjuteri .

Hoti ka thënë se demolimi i shtëpisë dhe marrja e shtëpizës, vijnë si paralajmërim për shantazh ndaj tij.

Policia janë duke hetuar rastin.