fbpx

Thellohet degradimi i zgjedhjeve të LDK-së, pas rrahjeve konfirmohen edhe pazaret

Thellohet degradimi i zgjedhjeve të LDK-së, pas rrahjeve konfirmohen edhe pazaret

Pas shumë përplasjeve me karrige në tubimet e fundit të LDK-së ndërmjet simpatizantëve të  Hazir Borovcit dhe ata të Arban Abrashit, në degën e tretë të kësaj partie kryetar u zgjedh, Hazir Borovci.  Madje duket se Borovci mori këtë post pa asnjë telashe.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës  Arban Abrashi, ka pranuar se ka bërë pazare, duke u tërhequr kështu nga gara për kryetar të kësaj dege madje thotë se edhe vetë e ka votuar Borovcin.

Sipas tij kjo marrëveshje është bërë në mënyrë që të mos ketë më incidente brenda partisë.

“LDK e ka marrë atë vendim dhe unë e kam respektuar dhe kam thënë në rregull unë tërhiqem se nuk po duam incidente edhe ditëve në vijim e kemi bërë një marrëveshje për me shku disa njerëz në kryesi e nënkryetarë me delegatë. Po kam qenë i pranishëm kur është votuar Borovci, e kam votuar edhe unë sepse kemi bë marrëveshje për unitetet”, ka thënë Abrashi.

Borovci, ka treguar se në garë qe i vetëm, e i pranishëm, megjithatë ka qenë edhe Arban Abrashi.

Simpatizantët e Hazir Borovcit dhe ata të Arban Abrashit ishin rrahur mes vete në degën e Matit në Prishtinë gjatë zgjedhjeve të brendshme në LDK.

Partia e tyre i kishte përjashtuar këta dy nga kandidimi në degë apo nëndegë./Insajderi.com