Thellohet kriza brenda LDK-së: Vjosa Osmani se ka idenë për takimin e partisë, njoftohet nga mediat

Thellohet kriza brenda LDK-së: Vjosa Osmani se ka idenë për takimin e partisë, njoftohet nga mediat

Vjosa Osmani, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk asnjë informacion që partia e saj ka ndërmarr ndonjë hap rreth formimit të Qeverisë së re, shkruan Insajderi. 

Osmani tha para mediave se është tërësisht e painformuar sepse nuk po e ftojnë nëpër takime.

E me këtë veprim ajo thotë se nuk po befasohet, meqë edhe para se të votohej mocioni nuk ishte ftuar në disa takime.

“Jam tërësisht e painformuar unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjkje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re ka një kohë të gjatë edhe para mocionit ka shumë takime që nuk jam ftuar nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin duhet t’i pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, skam diskutuar në askënd askush ska diskutuar me mua”, ka deklaruar ajo.