Themelimi i Institutit për Krimet e Luftës: Mbahet takim i parë i Grupit Punues

Themelimi i Institutit për Krimet e Luftës: Mbahet takim i parë i Grupit Punues

Grupi Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, ka mbajtur sot takimin e tyre të parë, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Ai ka thënë se themelimi i këtij instituti është një prej prioriteteve të tij si ministër dhe Qeverisë së Kosovës.

“Sot kam mbajtur takimin e parë me Grupin Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Bazuar në rëndësinë dhe nevojën që ka dokumentimi i krimeve të luftës, themelimi i një mekanizmi për këtë çështje, është ndër prioritetet e mia si Ministër i Drejtësisë dhe rrjedhimisht edhe i Qeverisë”, ka thënë ai.

“Kosova duhet ta ngris këtë institut me qëllim të ruajtjes së memories sonë kolektive. Pas themelimit të institutit, do të punësohen 100 studentë të cilët do të merren me hulumtime në terren”, shtoi tutje Selimi. /Insajderi.com