Themeluesi i Wikipedia lanson “Wikitribune” për të luftuar lajmet e rreme

Themeluesi i Wikipedia lanson “Wikitribune” për të luftuar lajmet e rreme

Jimmy Wales, themeluesi i Wikipedia, do të lançojë një shërbim të ri për të luftuar lajmet e rreme. Wikitribune është një nismë e cila do të nxisë gazetarët profesionistë dhe kontributorët nga komuniteti për të prodhuar lajme të sigurta.

Sajti do të jetë i lirë për përdorim nga të gjithë dhe do të mbështetet nga donatorë mujorë të cilët mund të sugjerojnë tema. Sajti do të publikojë transkriptet e plota të intervistave kudo që të jenë të mundura në mënyrë që të jenë sa më transparent.

“Wikitribune është lajm nga njerëzit dhe për njerëzit,” shprehej Wales. Kjo do të ishte hera e parë që gazetarë profesionistë do të bashkohen për të krijuar, edituar dhe zhvilluar lajmet të cilat verifikohen nga komuniteti.

Muajt e fundit mediat sociale si Facebook dhe sajtet e rëndësishme si Google janë kritikuar ashpër për përhapjen e lajmeve të rreme në platformat e tyre respektive. Të dy kompanitë kanë premtuar masa të cilat do të përmirësonin situatën.

Wikitribune është një koncept i cili nxit lajme të verifikuara dhe sugjeruar nga komuniteti, ngjashëm me komunitetet Wiki të cilat kontribojnë në Wikipedia.