Gjyqtari për krime të rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Beqir Kallura, përveç profesionit të tij është mjaftë aktivë edhe në llogarinë e tij Facebook, ku shpesh herë shpërndan thënie nga individ të ndryshëm që atij i pëlqejnë, shkruan Insajderi.
Kalludra ka shpërndarë para dy ditëve thëne të Shekspierit, Napoleonit, Lincoln dhe të Adolf Hitlerit.
“Kur je në dritë, gjithçka të ndjek pas. Por kur hyn në errësirë, nuk të ndjek më as hija jote”, thuhet në thënien e Hitlerit të shpërndarë nga Kalludra.
Kalludra vazhdon të akuzohet nga Lëvizja Vetëvendosje për persekutim ndaj aktivistëve dhe deptetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kalludra kishte qenë gjyqtar në rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës me që rast ishin dënuar katër aktivistët e Vetëvendosjes me 21 vjet burg.
Ai po ashtu ka nën gjykim edhe rastin për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ndaj deputetëve të VV-së. Aktualisht dy deputetë të kësaj partie, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi janë në paraburgim në lidhje me këtë rast./Insajderi.com
https://www.facebook.com/bota.alrevista/videos/1376081919167778/