Theret me thikë një 17 vjeçar në Prizren

Theret me thikë një 17 vjeçar në Prizren

Një 17 vjeçar është therur me thikë sot (e hënë) në lagjen Bajram Curri në Prizren, njofton Insajderi.

Viktima, pas marrjes së trajtimit mjekësor po intervistohet në stacionin policor në Prizren.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sot rreth orës 15:30, Emergjenca e Spitalit të Prizrenit na ka njoftuar se një person është therur me thikë, por që ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ai është liruar dhe aktualisht jemi duke e intervistuar”, ka thënë Osmanollaj.

Ai tutje ka shtuar se policia është në kërkim të të dyshuarit./Insajderi.com