
Një 19-vjeçar ka kërkuar ndihmë mjekësore sonte (e premte) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, pasi ishte therur me thikë, njofton Insajderi.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti njoftoi se të arrestuarit janë M.S 21-vjeçar dhe K.S 18-vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
“Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarje, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë”, tha tutje ajo./Insajderi.com