Theret me thikë një 19-vjeçar në Vushtrri

Theret me thikë një 19-vjeçar në Vushtrri

Në mëngjesin e ditës së djeshme një 19-vjeçar është pranuar në Emergjencën e Vushtrrisë si pasojë e therjes me thikë.

Mirëpo pas tretmanit mjekësor në emergjencë ai është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK – Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Njësitë përkatëse pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të të dhënave të para të siguruara, kanë identifikuar identitetin e personit të dyshuar”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Gjendja e 19-vjeçarit sipas mjekut kujdestar është e mirë.

Pas procedurave intervistuese nënstacionin policor në Vushtrri, me urdhër të prokurorit kompetenti dyshuari J.S., 19 vjeçar është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com