
Një vrasje në tentativë raportohet të ketë ndodhur të mërkurën, rreth orës 11:30 në Gjilan, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se një i mitur është therur me thikë nga një i dyshuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht. Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Pas intervistimit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Insajderi.com