Theret me thikë një i mitur në Podujevë, dërgohet në QKUK

Theret me thikë një i mitur në Podujevë, dërgohet në QKUK

Një person i mitur rreth moshës 15 vjeçare është therur sot rreth orës 16:20 me thikë në Podujevë.

Kjo u bë e ditur për Gazetën Online Insajderi, nga Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci tha se viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë, ndërsa policia ka nisur hetimin e rastit.

“Rreth orës 16:20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti””, ka deklaruar ai./Insajderi.com