Theret me thikë një person në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Theret me thikë një person në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Policia e Kosovës bën të ditur se një person është therur me thikë të martën në afërsi të shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një i mitur.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policies për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për një lëndim trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë”, ka thënë ajo.

Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Kujtojmë se, si pasojë e therjes me thikë nga një bashkëmoshtar, një 15 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë të hënën./Insajderi.com