Një person është therur me thikë të martën në fshatin Çagllavicë.
Për rastin, policia është njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë”, ka thënë Borovci.
Policia ka nisur hetimet për rastin./Insajderi.com