Një person është therur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur të premten mbrëma në Podujevë.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 21 :00, kemi marrë informatën se në rrugën ’19 Qershori’ në Podujevë, ka një përleshje fizike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.
Sipas tij, hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Insajderi.com