Theret me thikë një person në Podujevë

Theret me thikë një person në Podujevë

Dje rreth orës 13:08, Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur në komunën e Podujevës ndërsa policia njofton se tre të dyshuar, e kanë sulmuar viktimën pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjëksor ndërsa një i dyshuar është liruar e dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.