Theret me thikë një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë gjatë një rrahje që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në Lagjen e spitalit në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Borovci.

Lidhur rastin, policia ka arrestuar në vendngjarje personin e dyshuar si dhe ka konfiskuar një thikë.

Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./Insajderi.com