Theret me thikë një person në Prishtinë, policia identifikon sulmuesin

Theret me thikë një person në Prishtinë, policia identifikon sulmuesin

Një person është therur me thikë të martën në Prishtinë.

I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Rastin për Insajderi-n, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka njoftuar se policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./Insajderi.com