Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është sulmuar fizikisht të shtunen nga pesë persona të dyshuar, ku njëri prej tyre e ka goditur me thikë, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, viktima si pasojë e lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Me rastin është duke u marrë njësiti policor.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga 4-5 persona të dyshuar. Njëri nga të dyshuarit ka goditur me një mjet të mbrehtë (thikë) viktimën. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendje e tij është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com.