
Një person është therur me thikë të martën rreth orës 15:40 në rrugën “Wiliam Walker” në Prizren, njofton Insajderi.
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një të dyshuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari dërgohet në mbajtje./Insajderi.com