Theret me thikë një person në Prizren, arrestohen të dyshuarit

Theret me thikë një person në Prizren, arrestohen të dyshuarit

 Dy persona, njëri i mitur, janë arrestuar të enjten në Prizren pasi të njëjtit kanë therur me thikë një tjetër, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Prizren, 22.07.2021 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, të cilët pas një mosmarrëveshje e kishin goditë me mjetë të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy thika dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com